KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrezikohen Lojrat Olipmike të Rion De Zhaneiros
Rrezikohen Lojrat Olipmike të Rion De Zhaneiros

Rrezikohen Lojrat Olipmike të Rion De Zhaneiros

Qeveria rajonale e Rio de Zhaneiros ka shpallur “gjendjen e falimentimit publik” për shkak të problemeve te rënda financiare, më pak se 50 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike që do të mbahen në këtë qytet brazilian. Guvernatori i Shtetit, Francisko Dorneles, tha se arsyeja e vetme është kriza e rëndë ekonomike dhe falimentimi i qeverisjes mund të çoje në pezullimin e mbajtjes së Olimpiadës e cila duhet të nisë më 5 gusht. Jo vetem ky shtet, por i gjithe Brazili është tronditur nga një krizë e rëndë financiare, më e forta në historinë e vendit, që është rënduar edhe më shumë nga dukuria e perhapjes se virusit Zika si dhe nga shkarkimi i presidentes Dilma Rousef.