KRYEFAQJA » LAJME » Rrezikohet konsensusi, ambasada amerikane: Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme, që synon bllokimin
Rrezikohet konsensusi, ambasada amerikane: Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme!

Rrezikohet konsensusi, ambasada amerikane: Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme, që synon bllokimin

Miratimi të enjten në parlament me konsensus i Reformës në Drejtësi po rrezikon të dështojë, pasi kreu i PD Lulzim Basha ka paraqitur pasdite kërkesa të reja. Alarmin e ka dhënë ambasada Amerikane në Tiranë përmes një deklarate. “Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme” bën të ditur ambasada. “Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë” velerëson deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë. “Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” thekson deklarata e ambasadë e lëshuar në orët e mbrëmjes.
Më parë ishte kreu i parlamentit Ilir Meta i cili u kërkoi grupit të negociatorëve të Reformës në Drejtësi të mblidhen brenda ditës së mërkurë për të përfunduar draftin hibrid. Mësohet se nga PD janë kërkuar ndryshime në draftin përfundimtar lidhur me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Situata duket se është acaruar sërish.