KRYEFAQJA » LAJME » Rreziku i shembjes, banorët braktisin pallatin
Rreziku i shembjes, banorët braktisin pallatin

Rreziku i shembjes, banorët braktisin pallatin

Banorët e një pallati pranë Kopështit Botanik, një nga zonat më të pëlqyeshme për banim dhe cmime të larta në kryeqytet, janë detyruar të braktisin apartamentet e tyre pas rrezikut për shembjen e godinës. Shkak është bërë hapja e themeleve të një pallati të ri i cili prej tre vjetësh ende është në fazë fillestare. Shirat e shumtë, por edhe ndërtimi pa kriter, ka bërë që zona të rrëshqasi dhe të rrezikojë disa pallate. Policia ka shpallur në kërkim ndërtuesin. Banorët shprehen të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.
Ngjarja sjell edhe njëherë në venedje problemin e lejeve të ndërtimit të dhëna pa kriter nga autoritetet lokale në vite, por edhe ndërtimeve pa leje të firmave dhe individëve. Qeveria e kryeministrit Rama me rastin e ardhjes në pushtet dy vjet më parë, premtoi ndërhyrje për përmirësimin e situatës e cila pranohet që në disa zona është mjaftë e rëndë. Në vitin 2008 opinioni u trondit nga një ngjarje dramatike në Gjirokastër. Nga shembja e një pallati të paktën tre persona humbën jetën dhe 20 familje mbetën pa strehë. 7 persona u cuan para drejtësisë, por vetëm katër prej tyre u dënuan me afate të shkurtëra.