KRYEFAQJA » LAJME » Rrëzimi i helikopterit, Berisha përplaset me Kodhelin
Rrëzimi i helikopterit, Berisha përplaset me Kodhelin

Rrëzimi i helikopterit, Berisha përplaset me Kodhelin

Ish kryeministri Sali Berisha dhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli u përplasën të enjten në distancë lidhur me ngjarjen e së mërkurës, kur një helikoper i FA u rrëzua në Liqenin e Shkodrës dhe dy ushtarakë humbën jetën, ndërsa një i tretë u plagos. Zoti Berisha nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, këmbëngul se helikopteri “… duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje krim te shemtuar shteteror” shkruan zoti Berisha.
Por ka reaguar mjaftë ashpër me një deklaratë zonja Kodheli. “Është e frikshme që pa u varrosur ende dy djemtë që humbën tragjikisht jetën në aksidentin e djeshëm, politika e hienave u vërsul të shqyejë të vdekurit për të ushqyer partinë e baltës!” shkruan ajo. “Ka një shprehje populli për rastin kur të vinë përballe krijesa të tilla të errësirës: Të kam lënë Zotin se me ty s’merret dot robi! Ndërsa për këto hiena politike unë mund të them vetëm se i’a kemi lënë popullit sovran të shohë të dëgjojë e të gjykojë për ta!”, shkruan ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ndërsa ekpertët po përpiqen të zbulojnë arsyet e tragjedisë, priten edhe reagime të politikës. Rasti më i parë do të jetë seanca plenare e së enjtes.