KRYEFAQJA » LAJME » Rrëzimi i helikopterit EC 145, prokurorët në Gjermani për rikuperimin e pamjeve
Rrëzimi i helikopterit EC 145, prokurorët në Gjermani për rikuperimin e pamjeve

Rrëzimi i helikopterit EC 145, prokurorët në Gjermani për rikuperimin e pamjeve

Një grup prokurorësh të cilët po hetojnë mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit ushtarak në liqenin e shkodrës, po asistojnë ekpertimin e kutisë së zezë. Firma prodhuese e Helikoterit EC 145, në hamburg të gjermanisë, do të kryej në prezencë të prokurorëve shqiptare, rikuperimin e pamjeve të fundit përpara aksidentit.

Kartat e memories së helikopterit EC 145 i janë dërguar për ekspertim kompanisë së prodhimit të helikopterëve në hamburg të gjermanisë. Lajmi konfirmohet nga prokuroria e shkodrës e cila po ndjek hetimet në lidhje me shkaqet e rrëzimit të helikopterit ushtarak në liqenin e shkodrës. Prokurorët shpresojnë të rikuperohen pamjet dhe zërat e regjistruara në momentet e fundit para rrëzimit. Një komision i drejtuar nga prokuror të çështjes, ndodhet pranë kompanisë së prodhimit të helikopterëve për të asistuar në momentin e hapjes së këtyre pamjeve.

Grupi hetimor i Prokurorisë së Shkodrës, ka nisur dhe me marrjen e deshmive të ushtarakëve për të mësuar më shumë mbi planet e fluturimit për datën 6 prill dhe itinerarin e ndjekur. Mësohet se ushtarakët e pyetur, kanë shpjeguar se procedurat e ndjekura që nga përgatitja, nisja e helikopterit dhe komunikimi i fundit i pilotëve është bërë në përputhje me bazën ligjore. Ndërsa inxhinierët dhe mekanikët e regjimentit të helikopterëve kanë sqaruar se helikopteret gjithmonë kontrollohen para fluturimit dhe pas për ndonjë defekt të mundshëm teknik, duke provuar funksionimin e të gjithë panelit instrumental që ka helikopteri.

Burimet thonë se krahas këtyre veprimeve hetimore, prokuroria është në pritje edhe të përgjigjes së laboratorit të Inspektoriatit Qendror Teknike të cilëve i është dërguar për ekspertizë karburanti që kishte në serbator helikopteri i rrëzuar që njihet ndryshe si “JET A1”. Kjo për të parë cilësinë e karburantit që helikopterët kishin në përdorim.