KRYEFAQJA » LAJME » Rrëzimi i helikopterit, MM: Do hetojmë aksidentin tragjik!
Rrëzimi i helikopterit, MM: Do hetojmë aksidentin tragjik!

Rrëzimi i helikopterit, MM: Do hetojmë aksidentin tragjik!

Ministria e Mbrojtjes shprehu keqardhjen për aksidentin tragjik në Brizhë të Malësisë së Madhe, ku nga rrëzimi i një helikopteri të FA humbën jetën 2 pilotë dhe mbeti i plagosur një anëtar i ekuipazhit, ndërsa është angazhuar në zbardhjen e ngjarjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major  Jeronim Baze, në një deklarim për shtypin tha se “Do hedhim dritë mbi rrethanat në të cilën ndodhi ky aksident tragjik. Kontrollet janë bërë të gjitha brenda rregullave që kërkohen në këto raste. Fluturimi stërvitor i helikopterit ishte rutinë dhe i planifikuar”. Helikopteri i tipi EC 145 është futur në përdorim të Forcave të Armatosura në nëntor të vitit të kaluar. Sipas shefit të shtabit të ushtrisë shqiptare, dy pilotët kanë pasur përvojë të lavdërueshme, të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. “Do t’ju kërkoja mirëkuptimin tuaj, pasi në të tilla raste kudo në botë kërkohet një kohë e domosdoshme maturie dhe saktësie profesionale për të hedhur dritën e duhur për incidentin në fjalë” tha gjeneral major Jeronim Bazo për mediat.