KRYEFAQJA » LAJME » Rrëzimi i helikopterit, nis hetimi ndaj eprorëve të pilotëve
shkoder

Rrëzimi i helikopterit, nis hetimi ndaj eprorëve të pilotëve

Prokuroria e Shkodrës nis hetimin për veprat “Shkelje e rregullave të fluturimit ajror” dhe “lëvizje e trupava pa të drejtë”, në lidhje me rrëzimin e helikopterit të ushtrisë pak ditë më parë në zonën e Liqenit të Shkodrës në Malësi të Madhe. Procedimi penal është regjistruar për këto dy vepra penale të parashikuara në nenin 48 dhe 83 të Kodit Penal Ushtarak.  Mendohet se do të mbajnë përgjegjësi eprorët e pilotëve, pasi dyshohet se kanë lejuar ngritjen e helikopterit pa një urdhër specifik apo plan masash të detajuara dhe arsyetuar për misionin e kryer, siç parashikon rregullorja. Ndërkaq mbetet për t’u verifikuar ekspertiza e kutisë së zezë e cila është nxjerrë të shtunën nga mbeturinat e helikopterit të rrëzuar në liqen dhe është në duart e ekspertëve francezë dhe atyre amerikanë.