KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëzohet një avion rus në Sinai, asnjë i mbijetuar
Rrëzohet një avion rus në Sinai, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet një avion rus në Sinai, asnjë i mbijetuar

Një avion rus me 224 pasagjerë dhe pjestarë të ekuipazhit në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt. Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian. Copa nga avioni janë gjetur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait. “Një ekip hetimor është nisur drejt vendngjarjes”, njoftoi Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil.
Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Fillimisht pati informacione pështjelluese në lidhje me fatin e avionit. Disa media raportuan se avioni ka dërguar sinjale nga hapësira ajrore turke, ndërsa të tjera shkruanin se avioni është rrëzuar në afërsi të Qipros. Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje. Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Sipas burimeve zyrtare asnjë prej udhëtarëve nuk ka mundur të mbijetojë.