KRYEFAQJA » LAJME » Rripi i sigurimit, mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve të para

Rripi i sigurimit, mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve të para

Edhe pse në 10 ditët e para të Shtatorit policia rrugore informoi për ndëshkimet e larta që i pret drejtuesit e mjeteve në rast të mosvendosjes së rripit të sigurimit, në 24 orët e fundit janë vendosur rreth 1 mijë gjoba për këtë shkelje. Gjoba varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lek për drejtuesit mjeteve ndërsa për pasagjerët ajo është nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të rinj. Këtë të merkure punën e policisë e ndoqi nga afër edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili pranoi rritjen e aksidenteve në rrugët e vendit.
Më herët ministri Tahiri është takuar me drejtues të grupit parlamentar të Lëvizjes socialiste për integrim pas diskutime që ka hasur prej kohësh ligji i kamerave të sigurisë që për ministrin është gjetur konsensusi.I pyetur nga mediat për trafikun e rënduar në kryeqytet për shkak të punimeve në shehsin skënderbej, Tahiri kërkoi mirkuptimin e qytetarëve për këtë situatë që ai e quajti të përkohshme.