KRYEFAQJA » LAJME » Rriten masat e sigurisë edhe në portet e vendit tonë
Masa të rrepta sigurie edhe në portet e vendit tonë

Rriten masat e sigurisë edhe në portet e vendit tonë

Masa të forta sigurie janë ndërmarrë pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel edhe në portet e Shqipërisë. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka urdhëruar “Autoritetit Shtetëror për Sigurinë në Porte”, që të testohet niveli i sigurisë në Portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, dhe Sarandës për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë. Disa nga masat që kanë filluar të aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve.