KRYEFAQJA » LAJME » Rriten masat e sigurisë në New York

Rriten masat e sigurisë në New York

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara rritën sigurinë në qytetet kryesore pasi grupi militant Shteti Islamik kërcënoi me një video duke thënë se Nju Jorku mund të jetë objektiv sulmesh. Pavarësisht se autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të vijojnë normalisht jetën, në Nju Jork u vu re prani e shtuar e policisë. Kjo sepse në videon prej 6 minutash të grupit militant ishin përfshirë pamje nga zonat turistike në Manhatan të Nju Jorkut.