KRYEFAQJA » LAJME » Rriten masat e sigurisë për ndeshjen kualifikuese Shqipëri- Izrael

Rriten masat e sigurisë për ndeshjen kualifikuese Shqipëri- Izrael

Mbërritja e skuadres së Izraelit për ndeshjen kualifikuese të botërorit 2018 me Shqipërinë po mbahet sekret nga federata shqiptare e futbollit. Nga ana e saj nuk jepet asnjë informacion për intenerarin dhe se ku do te akomodohen izraelitet dhe këtë ata e justifikojnë me faktin e sigurisë skuadrës. Të kontaktuar nga televizioni shqiptar FSH tha se “Nuk është e autorizuar të përgjigjet, kjo për çështje sigurie “Edhe Izraelitët kanë kërkuar vetë mos ta bëjmë me dije për momentin” sqaron federata. E ndërsa orari i mbërritjes mbahet sekret, vendi ku do të akomodohet skuadra Izraelite nuk mund të jetë i fshehtë. Kjo për faktin se që prej mëngjesit të sotëm një nga hotelet e Tiranës është marrë në dorëzim nga policia. Efektivë të rendit shqiponjave dhe të Ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar perimetrin e hotelit, i cili po mbahet nën vëzhgim dhe me armatim.

Çdo makinë që futet në parkingun e hotelit i nënshtrohet një kontrolli të rreptësishëm.

Plan masash nga policia e shtetit janë parashikuar edhe për sivurinë e ndeshjes në Elbasan. Burime tregojnë se stadiumi do të menazhohet nga policia e shtetit ku do të angazhohet RENEA FNSH si dhe do të ketë dhe disa helikopter. Në lartësi do të menaxhohet edhe nga snajperat e RENEA-S. Numri i policëve do të jetë i njëjtë me ndeshjen me Serbinë . Ndërsa qyteti i Elbasanit do të menaxhohet nga policia lokale. Deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë për një rrezik të mundshëm.

Me urdhër të FIFA-s ndeshja Shqipëri-Izrael u zhvendos drejt Elbasanit për arsye sigurie, nisur nga arrestimet e 4 personave, nën akuzën e akteve terroriste të mbetur në tentativë, të premten e kaluar në Shkodër. Në pranga përfunduan shtetasit Ergys Faslija e Bekim Protopapa, me dyshimin se janë pjesë e një grupi terrorist, që po organizonin një sulm të mundshëm në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes me Izraelin.