KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet bilanci i sulmit kamikatz në Stamboll
Rritet bilanci i sulmit kamikatz në Stamboll

Rritet bilanci i sulmit kamikatz në Stamboll

Kanë ndryshuar në mënyrë tragjike shifrat e sulmit kamikatz në aeroportin “Ataturk” të Stambollit të martën në mbrëmje. Sipas njoftimeve më të fundit 28 persona janë vrarë dhe afro 60 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje serioze për jetën. Dinamika e ngjarjes deri tani është kjo: fillimisht një person i armatosur ka hapur zjarr në zonën e kontrollit të pasaportave në linjat e jashtë dhe më pas ka hedhur veten e tij në erë. Ka njoftime se në sulm mund të jenë përfshirë disa persona të cilët kanë hedhur granata, por ende nuk ka konfirmime. Qeveria turke është mbledhur urgjentisht.