KRYEFAQJA » LAJME » Rritet bilanci i viktimave në Ankara
Rritet bilanci i viktimave në Ankara

Rritet bilanci i viktimave në Ankara

Ka arritur në 86 të vdekur dhe 186 të plagosur, bilanci i shpërthimit të së shtunës në Ankara. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se ka dëshmi të forta se sulmet vdekjeprurëse u realizuan nga dy kamikazë. Ai shpalli një zi tre-ditore zyrtare për viktimat e dy shpërthimeve. Sipas mediave turke shpërthimet u regjistruan pranë stacionit kryesor të trenit dhe shënjestra duket se ka qenë marshimi ku do bëhej thirrje për ti dhënë fund dhunës me grupin separatist kurd PKK.
Shpërthimi ndodh në prag të zgjedhjeve të reja të përgjishme që do të mbahen muajin e ardhshëm. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan ka anuluar të gjitha programet e tij në Stamboll.
Autoritetet më të larta shqiptare kanë shprehur hidhërmin dhe shqetësimin për këtë ngjarje dhe u kanë dërguar ngushëllime autoriteteve më të larta turke dhe familjeve të viktimave.