KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet bilanci i viktimave nga atentati në Ankara
Rritet bilanci i viktimave nga atentati në Ankara

Rritet bilanci i viktimave nga atentati në Ankara

Bilanci i viktimave të sulmit terrorist të së dielës në Turqi arriti në 37. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 nga të plagosurit vdiqën në spital nga plagët e rënda. Mbi 120 persona u plagosën në sulm. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdohan, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e të vrarëve tha se shteti nuk do të heqe dorë asnjëherë nga e drejta e vetëmbrojtjes kundër çdo lloji terrorizmi. “Qytetarët duhet ta dinë se të gjitha institucionet e shtetit në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit”, tha kreu i shtetit. Hetuesit thonë se mes viktimave, dy mund të jenë atentatorët vetëvrasës. Ky është sulmi i trete terrorist në kryeqytetin turk në 5 muajt e fundit.