KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Për të parën herë këtë vit në tregun aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar sot ka shënuar rritje në mbi 50 dollarë për fuçi, duke u dhënë shtytje ekonomive të vendeve prodhuese të naftës prej Rusisë e Kazakistanit, e deri në Irak dhe Iran. Këtë rritje të papritur të çmimeve, analistët e shpjegojnë me forcimin e dollarit amerikan, të shkaktuar nga rritja e shkallës së interesit nga ana e Rezervave Federale, pastaj për shkak të shkurtimeve të përkohshme të furnizimeve të shkaktuara nga zjarret në Kanada dhe kryengritjen në Nigeri, që janë dy prodhuesit kryesorë. Çmimet e naftës llogariten në dollarë amerikanë në gjithë botën.