KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rritet eksporti i birrave shqiptare
Rritet eksporti i birrave shqiptare

Rritet eksporti i birrave shqiptare

Rritet ndjeshëm eksporti i birrave shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit nga 269 ton birrë eksportuar në vitin 2015, eksportet gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2016 janë rritur në 436 ton birrë. Sipas vlerës monetare, eksportet janë regjistruar në 38.7 milionë lekë nga rreth 22.3 milionë që kanë qenë një vit më parë. Eksporti është përqëndruar më së shumti në vendet e rajonit të Ballkanit, por prodhuesit e këtij sektori thonë se sfidë mbetet zgjerimi i tregjeve edhe në vendet europiane. Industria shqiptare e vendase e birrës po mbështetet edhe nga politikat e qeverisë, përsa i përket lehtësirave me vlerën e akzicës apo subvencionet e ndryshme.