KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rritet numri i aplikimeve për regjistrimin e patentave dhe markave
regjistrim, marka, patenta, shpikje

Rritet numri i aplikimeve për regjistrimin e patentave dhe markave

Numri i aplikimeve për regjistrimin e objekteve të Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave eshte rritur me 24 . 8 % gjatë periudhës 1 janar 2016-15 shtator 2016,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ky përmirsim vjen sipas drejtoreshës së drejtorisë së ekzaminimit nga përmirësimi i cilësisë dhe shkurtimi i afateve në ekzaminim, kombinuar me shtimin e eventeve promovuese mbi njohjen dhe rëndësinë e Pronësisë sidomos në universitete. Ky institucion u ofron konsulencë të gjithë shpikësve për mbrojtjen ndërkombëtare të shpikjes kjo pasi shpikja nëse është e re çertifikohet vetëm në institucione europiane. Sipas Bollanos sipermarrjet shqiptare dueht te bashkepunojne me shume me universitetet per te siguruar per bisneset e tyre produkte të mbrojtura me patentë ose të prodhuara si rrjedhojë e një teknologjie të mbrojtur me patentë, duke siguruar avantazhe krahasuese në treg, si një mjet shumë i fuqishëm për zhvillimin e tyre dhe të vendit në përgjithësi.