KRYEFAQJA » LAJME » Rritet numri i turistëve në Muzeun Kombëtar
Labi: 90% e të ardhurave t'i mbeten Muzeut Kombëtar

Rritet numri i turistëve në Muzeun Kombëtar

Është një nga objektet më të vizituara nga turistët apo edhe vizitorët nga vendi. Duke pasur edhe një pozicion favorizues në qendër të Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar gjatë gjithë ditës e sheh plot me grupe të vogla apo të mëdha turistësh, që hyjnë e dalin. Vizitohet nga 50-70 mijë vizitorë në vit. E gjatë kësaj vere bie ne sy një rritje e lehtë të numrit të tyre krahasuar me vitin e kaluar.

Por nëse të ardhurat nga biletat shkojnë nga 3-5 milionë lekë në vit apo të ardhurat në tërësi edhe nga shërbime që ofron muzeu në dy vitet e fundit kanë ardhur në rritje nga 85 milionë lekë në 2014 në 91 milion lekë në 2015-n, këtë vit drejtori parashikon edhe më tepër. Por vetëm 20% e tyre i mbeten muzeut për investime.