KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Virginia të SHBA-së
permbytje ne virgina, shba, viktima

Rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Virginia të SHBA-së

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në shtetin e Virginia-s Perëndimore të SHBA-së. Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Krizave thanë se si rrjedhojë e përmbytjeve që u shkaktuan nga shira të rrëmbyeshëm, të cilat zgjatën rreth 7 orë, 23 persona kanë humbur jetën.,Guvernatori i Virginias Perëndimore, Earl Ray Tomblin, tha se mes viktimave ake dhe fëmijë. Ai e cilësoi si fatkeqësinë më të keqe të 100 viteve të fundit dhe theksoi se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 44 qytete. Qindra ushtarë janë dërguar në këto rajone për ti ardhur në ndihmë popullatës. Autoritetet lokale e cilësouan gjendjen kaotike dhe vunë në dukje në dukje se permbutjet kane shkaterruar pjese te medha te infrastruktures, duek shembur mjaft ura e ndërtesa.