KRYEFAQJA » LAJME » Rritet tensioni mes Nishanit dhe Ramës
Rritet tensioni mes Nishanit dhe Ramës

Rritet tensioni mes Nishanit dhe Ramës

Tensioni në marrëdhëniet mes presidentit të djathtë Bujar Nishani dhe kryeministrit të majtë Edi Rama, është rritur më tej. Kontributin kryesor e ka dhënë vetë zoti Nishani, i cili ndryshimet e kërkuara nga zoti Rama në kabinetin e tij, po i menaxhon për arsye që mund të merren lehtë me mend. Ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretim të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, lidhur me procedurat që duhen ndjekur për dekretimin e ministrave të rinj. Kërkesa është mjaftë e gjatë, por në thelb arsyetimi i presidentit është ky: Kushtetuta nuk është shprehur në lidhje me rastin nëse kryeministri mund t’i propozojë njëkohësisht presidentit shkarkimin e një ministri dhe emërimin e një ministri tjetër. Sipas zotit Nishani rruga që duhet të ndiqte kryeministri dhe maxhoranca ishte fillimisht miratimi në parlament i dekreteve për shkarkimint nga detyra e ministrave.  Më zoti Nishani do të duhej të paraqiste për miratim dekretet për emërimin e ministrave të rinj. “Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit” shkruan si argument të kërkesës së tij presidenti Nishani..
Pak ditë më parë kryeministri Rama i paraqiti presidentit vendimet e tij për ndryshimin e ministrit të financave dhe atij të ekonomisë, por në parlament zoti Nishani çoi vetëm dekretet për lirimin e nga detyra të ish ministrave. Sjellja e kreut të shtetit nuk është pritur aspak mirë nga maxhoranca. Ermonela Felaj, ministre e marrëdhënieve me parlamentitin tha se “Nuk është Presidenti i Republikës ai që ka tagrin për t’i hyrë vlerësimit të kandidaturës së një ministri që propozohet nga Kryeministri”. Zonja Felaj shkoi më tej kur tha se “Në se presidenti nuk e ushtron kopetencën formale për dekretimin e ministrave të rinj, atëherë mund të shkarkohet”. Deklarata e saj nga kreu i opozitës Basha u lexua si një kërcënim për shkarkim që kryeministri Rama po i bën presidentit.
Pas këtyre zhvillimeve, ndryshimet në kabinetin Rama duket se shtyhen akoma më tej dhe është e vështirë të parashikohen afate se kur ato mund të ndodhin.