KRYEFAQJA » LAJME » Rritje në eksportet e prodhimeve bujqëqore në vend
Rritje në eksportet e prodhimeve bujqëqore

Rritje në eksportet e prodhimeve bujqëqore në vend

Muajt e parë të vitit 2016, për qarqet Mallakastër dhe Fier, kanë shënuar rreth 9 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuara, kryesisht fruta dhe perime. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, kjo shifër është dyfishuar. Kreu i shërbimit këshillmor ne Drejtorinë e Bujqësisë Rajonale në Fier, Muhamet Baboçi, thotë se, vetëm në dy muajt e parë të vitit, janë eksportuar rreth 6 mijë tonë perime të dyta.

Destinacioni i këtyre produkteve janë vendet e rajonit dhe vihet re një zgjerim i hartës së preferencave për produktet bujqësore shqiptare ku spikasin Italia, Austria, Gjermania, Rusia, dhe Suedia.