KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrjedhja e metanit, gjëndje emergjente në Kaliforni
Rrjedhja e metanit, gjëndje emergjente në Kaliforni

Rrjedhja e metanit, gjëndje emergjente në Kaliforni

Guvernatori i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, Jerry Brown, shpalli gjwndjen e jashtëzakonshme për shkak të rrjedhjes masive të gazit natyror në një lagje të Los Anxhelosit. Zoti Brown tha se ka vepruar sipas kërkesës së banorëve lokalë në komunitetin Porter Ranch dhe për shkak të natyrës “së vazhdueshme dhe të zgjatur” të rrjedhjes së metanit. Kjo rrjedhje është zbuluar në muajin tetor në një depo nëntokësore në vendbanimin Aliso Canyon, me ç’rast mijëra familje kanë kërkuar zhvendosje, ndërsa dy shkolla i kanë larguar totalisht nxënësit nga mjediset e tyre.