KRYEFAQJA » LAJME » Rroshi kalon në “arrest shtëpie”
Rroshi kalon në "arrest shtëpie"

Rroshi kalon në “arrest shtëpie”

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për kreun e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Ai u arrestua katër ditë më parë me kërkesë të prokurorisë e cila e akuzon se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit  duke mos deklaruar disa dënime kur ka qenë emigrant. Avokatët e zotit Roshi thanë se prokuroria ka bërë zbatim të gabuar të ligjit. Sipas tyre në kohën kur ka plotësuar formularin, ai nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar në Itali, pasi ka qenë minoren.