KRYEFAQJA » LAJME » Rrufeja shkakton masakër blegtorale në Grabjan
Rrufeja shkakton masakër blegtorale në Grabjan

Rrufeja shkakton masakër blegtorale në Grabjan

Moti i keq i shoqëruar me rrufe të shumta ka shkaktuar një masakër në një fermë blegtorale pak ditë më parë në Grabjan të Lushnjës. 70 dele kanë ngrodhur ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të rënda, nga zjarri i rrufeve. Për fat në momentin e renies së rrufeve, barinjtë nuk ishin në stan duke shmangur kështu nje tragjedi njerëzore. Barinjtë janë njoftuar për fatkeqësinë nga kalimtarë të rastit. Bagëtitë e ngordhura janë groposur pranë stanit, ndërsa barinjtë kërkojne ndihmë nga shteti, për të siguruar mjekimin e deleve të mbijetuara.
Stanet janë pronë e familjes Prodani, e cila është e njohur prej 20 vjetësh në këtë zonë për biznesin e saj blegtoral. Kjo është hera e dytë që stanet e tyre prekën nga fatkeqsitë natyrore. Dy vjet më parë ato u përmbyten nga këneta e Tërbufit. Ngjarja sjell edhe njëherë në vemendje nevojën e sigurimit të bizneseve, për të përballuar dëmet në raste fatkeqësish. Autoritetet, por edhe shoqëritë e sigurimi kanë publikuar tarifa inkurajuese, por bizneset kryesisht ato bujqësore e blegtorale, ende ngurrojnë të sigurohen në masë. Një prej arsyeve sipas tyre janë pagesat e primeve të sigurimit që ata vlerësojnë se janë të larta.