KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Arbrit” në interpelancë
"Rruga e Arbërit", ministri Haxhinasto jep shpresë

“Rruga e Arbrit” në interpelancë

Ministri i transportit Edmond Haxhinasto ka dhënë të enjten spjegime në një interpelancë të thirrur nga deputetja e PDIU Mesila Doda për ecurinë e punimeve për “Rrugën e Arbrit”. Ministri Haxhinasto ka thënë se deri më sot janë investuar 6 miliardë lekë, por sipas tij qeveria e mëparshme kishte lënë një projekt 50 përqind të papërfunduar. Ministri Haxhinasto tha se për përfundimin e veprës janë paraqitur 5 oferta konçesioni nga kompani kineze dhe shqiptare, ndërkohë që pritet dhe një ofertë e gjashtë nga një tjetër kompani kineze.
Ministri i transportit dhe infrastrukturës Edmond Haxhinasto, tha se ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” është projekti madhor i qeverisë Rama. Kjo vepër me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, do të lidhi Tiranën me Dibrën dhe më tej Maqedoninë. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.