KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Kombit”, dështon dhënia e mirëmbajtjes me koncesion
Konçesioni i "Rrugës së Kombit", PD replikon me MTI

“Rruga e Kombit”, dështon dhënia e mirëmbajtjes me koncesion

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se ka anuluar dhënien me koncesion për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”, arterja kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën. Në një deklaratë për mediat njoftohet se Komisioni i Ofertave refuzoi ofertat e dy kompanive, një kineze dhe një turke, pasi sipas tij bien ndesh me interesat e publikut. “Komisioni i mbledhur sot në datën 22. 10. 2015 vendosi që oferatat e paraqitura në garë nuk përbëjnë interes publik” bëhet e ditur në njoftim. Sipas tij “ofertat e paraqitura …janë në një vlerë dy herë më të larta sesa pritshmëritë e komisionit të qeverisë shqiptare dhe të BB”. Kompania kinizë kishte ofruar rreth 10.4 mln euro subvecion për 11 vite. Kurse konsorciumi i ofruar nga kompania turke rreth 12.3 mln euro.”Jemi duke vlerësuar nëse do të rishapllim të njëjtën procedurë apo do të gjejmë një model tjetër për tërheqjen e investimeve private” shprehet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Sipas saj “ARRSH është e angazhuar për të marrë të gjitha masat për mirëmbajtjen e rrugës duke qënë se edhe sezoni dimëror ka nisur”.
Pak ditë më parë, ministri Edmond Haxhinasto u shpreh optimist për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”. Sipas tij tarifa nuk do të ishte më e lartë se 5 euro. Ky koncesion prej kohësh ka qenë mjaftë i debatueshëm. Sipas specialistëve vepra, mjaftë e kushtueshme, mbi 1.2 miliardë euro, është ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit, ndaj nuk mund të trajtohet si koncesion. Gjithshka duhej parashikuar që në fillim te ndertimit. Sipas tyre mirëmbajtja e “Rrugës së Kombit”, me parametra ndërkombëtarë, i kalon 100 milion euro në vit, mjaftë e kushtueshme për buxhetin e shtetit shqiptar.