KRYEFAQJA » LAJME » Rrumbullaku; Kampionati shqiptar është i fortë
Rrumbullaku, simo, kukesi, shqiperia, futboll, sport

Rrumbullaku; Kampionati shqiptar është i fortë

Kukësi prej disa ditësh ndodhet në Antalia, teksa po kryen fazën përgatitore dimërore. Futbollistët kanë zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa kanë luajtur deri tani një miqësore me Bashakshehir. Skuadra e trajnerit Gjoka është mundur 1-3, por në këtë miqësore ka debutuar për herë të parë edhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku, futbollisti i cili ka ardhur te Kukësi gjatë meraktos së Janarit. “Kam dëgjuar se niveli i lojtarëve dhe i ambjenteve sportive, fushave, është i lartë tashmë. Kjo është arsyeja që pranova të luaj për Kukësin, skuadër kjo shume e mirë”- thote Rrumbullaku i pyetur se pse zgjodhi të bëhet pjesë e saj. Gjatë ditëve të qëndrimit në Antalia, Kukësi ka mbyllur kontratën edhe me futbollistin brazilian Elton Pereira Gomez, i quajtur Kale.