KRYEFAQJA » LAJME » RTSH bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë
Peza zgjidh ngërçin e RTSH, Rama tek "Shih Programin"

RTSH bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë

Një marrëveshje që ka për qëllim kryerjen e  monitorimit të performancës së  Radio Televizionit Shqiptar, media e vetme publike në Shqipëri, është firmosur nga  zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH Martin Leka, shefi i Departamentit të Gazetarisë Artan Fuga dhe dekani i Universitetit të Tiranës Shezair Rrokaj. Zoti Leka tha se ky bashkëpunim do të jetë një vlerë e shtuar për RTSH. Konkluzionet e tij do të mund të jenë një bazë e mirë referuese për të hartuar programet e këtij institucioni.