KRYEFAQJA » LAJME » RTSH drejt ristrukturimit
"Përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri- Marok?", sqarim i RTSH

RTSH drejt ristrukturimit

Këshilli Drejtues i RTSH, në mbledhjen datës 08.06.2016, në kuadrin e ristrukturimit të plotë të RTSH, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi vendosi:
1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Radio Tiranës, Drejtorit të Televizionit Shqiptar, Drejtorit të Aktualitetit, Drejtorit të Programit Satelitor, Drejtorit të Stacioneve Transmetuese dhe lënien e tyre në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithëshme.
2. Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi:
· Emërimin e z. Rezart Aga, Drejtues i Njësisë të Programeve Radiotelevizive
· Emërimin e z. Bledar Zaganjori, Drejtues i Njësisë të Programeve Tematike dhe Lajmeve
· Emerimin e z. Henri Muça, Drejtues i Njësisë Teknike në RTSH.