KRYEFAQJA » LAJME » RTSH hyn në epokën dixhitale
RTSH në shërbim të publikut

RTSH hyn në epokën dixhitale

RTSH i bashkohet epokës dixhitale të transmetimeve televizive. Sinjalet e para janë lëshuar ditët e fundit nga stacionet e Prezës, Arapajt dhe Kryvidhit, ndërsa pritet vënia në funksionim edhe e rreth 60 stacioneve të tjerë. Kalimi i RTSH në transmetimet dixhitale në standartin DVB-T2, niveli më i lartë i cilësisës së figurës dhe zërit, u arrit falë ndërtimit të rrjetit për transmetimet dixhitale nga kompania gjermane Rhode&Schwarz. Publiku mund ta ndjeki këtë teknoligji të përparuar në kanalin 34 UHF.
Sipas Drejtorit Teknik të RTSH Ermir Agaçi, stacionet e vëna në funksionim po mbulojnë fillimisht Tiranën, Durrësin, Kavajën dhe Rrogozhinën. Sipas tij operatorët televizivë privatë, kombëtarë apo lokalë, do të kenë mundësi të mbështeten nga rrjeti i transmetimeve dixhitale që Radiotelevizion Shqiptar po nderton.
Ndërsa inxhinieri gjerman Filip Krah i kompanisë Rhode&Shwartz tha teknologjia e këtij sistemi ofron standarte europiane. Ajo përdoret nga operatorët televizivë me prestigjozë të Europës dhe botës, si BBC, ORF, RAI, etj.
Bashke me rrjetin e stacionve të shpërndara në gjithë territorin e vendit, në RTSH është ngritur dhe salla qendrore ku përpunohen sinjalet televizive dhe dërgohen në stacionet e transmetimit.