KRYEFAQJA » LAJME » RTSH intensifikon transmetimet numerike

RTSH intensifikon transmetimet numerike

Vijon puna për ndërtimin e stacioneve të reja për transmetimin numerik të RTSH. Sapo ka përfunduar ndërkohë një nga pikat e allotmentit të Tiranës në Sauk e cila do të mundësoje transmetimin me 1 Dhjetor për Tiranën Durrësin, Kavajën e Krujën të transmetive të kanaleve të RTSH në këtë rrjet. Ministria e Inovacionit dhe Administratës publike siguron ndërkohë respektimin e kushteve kontraktuale. Transmetimet numerike të RTSH, si domosdoshmëri sot për përditësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar, do mundësojnë mbulimin e rreth 70 përqind të popullatës, gjë që pritet të përfundoje gjatë vitit që vjen.