KRYEFAQJA » LAJME » RTSH, në prill nis dixhitalizimi
RTSH, në prill nis dixhitalizimi

RTSH, në prill nis dixhitalizimi

Procesi i dixhitalizimit të mediave audiovizive shqiptare pritet të nisi në muajin prill të këtij viti. Lajmi është dhënë nga kreu i AMA-s Gentian Sala, gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Mediave. Procesi do të nisi prej RTSH publik, për t’i hapur rrugën shtrirjes se procesit edhe në operatorët private. Procesi parashikohet të mbyllet deri në fund të vitit, por për kreun e AMA-s Gentian Sala ky afat duket i vështirë për t’u arritur.
BE i ka vendosur Shqipërisë disa afate për kalimin e rrjeteve televizive nga analoge në dixhitale. Data e parë ka qenë qershori i vitit 2012, por vazhdimisht ka patur vonesa në ndërtimin e rrjeteve të RTSH.  Afati i fundit ka qenë 17 qershori 2015, por edhe ai nuk u respektua. Çështja e dixhitalizimit të mediave audiovizive nuk i ka shpëtuar edhe politizimit. Egzistenca e një kontrate prej 25 milionë eurosh me një kompani gjermane për ndërtimin e dy rrjeteve dixhitale të RTSH, ka provokuar akuza për korrupsion mes socialistëve dhe demokratëve, si kur palët kanë qenë në pushtet, ashtu edhe kur kanë qenë në opozitë.