KRYEFAQJA » LAJME » RTSH, zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Dëgjuesve dhe Shikuesve
"Përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri- Marok?", sqarim i RTSH

RTSH, zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Dëgjuesve dhe Shikuesve

Këshilli i Dëgjuesve dhe Shikuesve, i përbërë nga 15 anëtarë zhvilloi mbledhjen e parë të tij me drejtuesit e RTSH. I ngritur me vendim të Këshillit Drejtues, si një detyrim ligjor, Këshilli i Dëgjuesve dhe Shikuesve, ka një rol konsultativ dhe do të ndihmojë në përmirësimin e ofertës televizive të RTSH për sezonin e ri televiziv. Krahas propozimeve që vijnë nga publiku përmes anketimit në faqen e internetit të RTSH, edhe Këshilli i Dëgjuesve dhe Shikuesve, ka një rol të rëndësishëm në propozimet që do të sjellë për të përmirësuar tematikën e programeve të RTSH publik. Në mbledhjen e parë, theksi i diskutantëve u vendos te pasurimi i programacionit për fëmijët, me emisione argëtuese dhe të tjera që lidhen me problematikat e fëmijëve në Shqipëri. Propozimet e tjera që do të vijnë do të bëjnë të mundur që produkti final i konsultimeve të sjellë një ofertë sa më afër publikut shqiptar, me plotësimin e të gjithë tematikës, krahas edhe rritjes së cilësisë së trajtimit të temave për të cilat ka interes publiku shqiptar. Këto propozime do të jenë edhe bazë për platformën dixhitale me të cilën RTSH do të vijë shumë shpejt pranë këtij publiku.