KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ruanda: Marrëveshje për uljen e përdorimit të gazit HFC
Ruanda: Marrëveshje për uljen e përdorimit të gazit HFC

Ruanda: Marrëveshje për uljen e përdorimit të gazit HFC

Krerët e 150 vendeve të botës kanë arritur një marrëveshje në Kigali, në Ruanda, për eliminimin dhe përdorimin e gazit HFC, një gaz serë i fuqishëm. Bëhet fjalë për hidrofluorokarburet, që gjenden në sistemet ngrirës (frigoriferë), kondicionera, shkuma dhe aerosole që kanë një ndeshje të fortë në ngrohjen globale.

Kjo marrëveshje u arrit në Kigali pas një jave bisedimesh dhe në një mbledhje e cila zgjati gjatë gjithë natës. Marrëveshja modifikon Protokollin e Montrealit, Kanada, që ishte nënshkruar në vitin 1987 për të ruajtur shtresën e ozonit. Përdorimi i gazit HFC është futur në punë për t’iu shmangur gazeve të tjerë që dëmtonin shtresën e ozonit, por tani po kërkohet zëvendësimi i tyre pasi që kanë një ndeshje të fortë në ngrohjen globale të planetit.

Kjo marrëveshje mundet të shmangë një ngrohje prej 0,5 gradë në këtë shekull. “Nuk ndodh shpesh që të kemi mundësi ta ulim me 0,5 gradë ngrohjen nëpërmjet një marrëveshje të vetme globale”, komentoi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pasi u arrit marrëveshja e ndryshimit të protokollit. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambjentin (UNEP), ky modifikim është “kontributi më i madh në botë” rreth marrëveshjeve të takimit të nivelit të lartë për klimën që u mbajt vitin e shkuar në Paris, Francë.

“Vitin e kaluar në Paris u premtua që ta mbajmë botën më të sigurtë nga efektet e këqia të ndryshimit të klimës. Sot ne e kryem këtë premtim”, tha derjtori ekzekutiv i UNEP, Erik Solheim. HFC-ja është gazi më i dëmshëm dhe që është kontribuesi më i madh për efektin serë. Në vitet e fundit shkarkimet e tyre janë rritur në mënyrë domethënëse si shkak i rritjes së kërkesave për ftohje, kryesisht në vendet në zhvillim, kur shtresa e mesme sociale rritet shpejt dhe klima është më e nxehtë.