KRYEFAQJA » LAJME » Rubik:Banesa për 6 familje në nevojë
Banesa për 6 familje në nevojë ne rubik

Rubik:Banesa për 6 familje në nevojë

6 familje, me afro 30 anëtarë ,ndër më të varfërat në qytetin e Rubikut bëhen me strehë. Falë humanizmit të njohur të austriakes Mariana Graff, u është zgjidhur një prej nevojave jetike.

Kontributi i zonjës Graff dhe shoqatës Shqipëri- Austri, është i njohur prej 24 vitesh, sidomos në malësitë e Mirditës e Pukës. Projektet sociale që janë realizuar gjatë kësaj periudhe lidhen me ndërtimin e banesave për familjet në nevoje, shkollave, qëndrave shëndetsore, sociale etj.