KRYEFAQJA » LAJME » Rumani, Cimpeanu kryeministri i përkohshëm i vendit
Rumani, Cimpeanu kryeministri i përkohshëm i vendit

Rumani, Cimpeanu kryeministri i përkohshëm i vendit

Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi të enjten emërimin e ministrit të deritanishëm të arsimit, Sorin Cimpeanu në postin e kryeministrit të përkohshëm të vendit. Vendimi u mor pasi një ditë më parë kryeministri rumun, Viktor Ponta njoftoi dorëheqjen nga funksionet e tij. Zoti Ponta dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë në një diskotekë, të premten e kaluar, që shkaktoi 32 të vdekur dhe pas një manifestimi të madh në Bukuresht ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e tij. “Shpresoj se dorëheqja e qeverisë do të kënaqë manifestuesit”, shtoi zoti Ponta duke iu referuar mijëra personave që kishin kërkuar dorëheqjen e tij, në Bukuresht dhe në disa qytete të tjera të Rumanisë. Opozita nga ana e saj po kërkon zgjedhje të parakohshme.