KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rumani, hapet për vizitorët pallati i Çausheskut
rumani pallati causheskut visitoret

Rumani, hapet për vizitorët pallati i Çausheskut

Pas 26 vjetësh e mbyllur, qeveria në Rumani hapi për publikun vilën e ish dikatorit Çaushesku. 30 vizitorët e parë u lejuan ta shihnin pa biletë vilën luksoze në lagjen Primaveri të kryeqytetit Bukuresht. E ndërtuar pasi Çauseshku mori pushtetin në 1965, shtëpia shërbeu si rezidenca e tij familiare deri në vitin 1989, kur Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortja e tij Helena u pushkatuan gjatë revoltës së dhejtorit të atij viti. Pallati ka zbukurime me dru të gdhendur, shandane me qelq Murano, mermer dhe mozaikë. Me 80 dhomat e tij, pallati ka qënë një simbol i pasurisë dhe pushtetit të klasës sunduese të kohës. Brenda ndërtesës ka edhe pishinë, serre të mbyllur, kinema dhe bunker nëntokësor. Qelimi i hapjes së shtëpisë për publikun është që njerëzit të njohin të kalurën e vendit të tyre . Bileta për vizitorët kushton 7 euro.