KRYEFAQJA » LAJME » Rumani: Kryeministri Ponta jep dorëheqjen
Rumani: Kryeministri Ponta jep doreheqjen

Rumani: Kryeministri Ponta jep dorëheqjen

Kryeministri rumun Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, njofton BBC. Vendimi i tij vjen një ditë pas protestave masive të cilat pasuan zjarrin një një lokal nate që shkaktoi më shumë se 30 të vdekur.
Mbi 20 mijë persona dolën në rrugët e Bukureshtit të martën në mbrëmje në protestë për dorëheqjen e Pontas, ministrit të Brendshëm Gabriel Oprea dhe kryetarit të bashkisë ku ndodhej lokali i cili u përfshi nga flakët. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për masa të dobta të sigurisë. Protestuesit thërrisnin “Turp, turp” dhe “Vrasës” dhe valëviznin flamurin rumun.
Aktualisht Ponta është në gjyq për një rast korrupsioni.