KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rumani, zgjedhjet lokale. Në krye të bashkisë së Bukureshtit, zgjidhet për herë të parë një femër
gabriela

Rumani, zgjedhjet lokale. Në krye të bashkisë së Bukureshtit, zgjidhet për herë të parë një femër

Kandidatja e social-demokratëve dhe Bashkimit Kombëtar për Progres, Gabriela Firea, fitoi zgjedhjet lokale për bashkinë e Bukureshtit me rreth 44% të votave. Gazetarja e njohur deklaroi se në projektin e saj për kryeqytetin do të ketë më tepër shkolla e spitale, do të zgjidhë problemet e trafikut, do të pakësojë ndotjen dhe do të krijojë më tepër hapësira për fëmijët. Firea do të jetë kryetarja e parë femër në Bukuresht, ndërsa rezultati i përgjithshëm i social-demokratëve është më i miri në këta 25 vjet. E papritura e këtyre zgjedhjeve ishte një parti e re e krijuar nga matematikani dhe veprimtari Nikusor Dan. Me fushatën kundër sistemit të deritanishëm partiak, ai mblodhi aq vota sa të renditej në vend të dytë me 29%.