KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rumani: Zgjidhet kryeministrja e parë femër

Rumani: Zgjidhet kryeministrja e parë femër

Socialdemokratët e Rumanisë kanë nominuar një femër myslimane për kryeministre të vendit. Liviu Dragnea, lider i Partisë Social Demokrate , tha se kandidate e kësaj partie për kryeministre do të jetë ish-ministrja e zhvillimit rajonal, Sevil Shaideh. Nominimi duhet të miratohet nga presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis, dhe nga parlamenti, ku Partia social demokrate ka shumicën, pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Sevil Shaideh, 52 vjeç do të ishte femra dhe myslimanja e parë kryeministre në këtë vend, që është i banuar me popullatë shumicë të krishterë, ndërsa më pak se 1% e popullatës janë myslimanë. Shhaideh, shumë pak e njohur në spektrin politik, ka qenë ministre për Zhvillimin Rajonal gjatë vitit 2015 për një periudhë 6-mujore, pikërisht në atë ministri ku ajo kishte punuar që prej vitit 2012. Lideri partiak, Liviu Dragnea, tha pas shpalljes së emrit të së nominuarës për kryeministre, se per momentin ai vetë nuk mund të shërbeje në postin e kryeministrit, për shkak të “një dënimi të padrejtë dhe ligjit thellësisht jokushtetues”. Dragnea e ka të ndaluar të bëhet kryeministër i vendit për shkak të një dënimi për manipulim të zgjedhjeve në të kaluarën.