KRYEFAQJA » LAJME » Rummenigge nderon Juventusin: UEFA të mendojë për Superligën
Rummenigge nderon Juventusin: UEFA të mendojë për Superligën

Rummenigge nderon Juventusin: UEFA të mendojë për Superligën

Pas ndeshjes Bajern Mynih – Juventus, flet presidenti i klubit bavarez Karl-Heinz Rummenigge, i cili nderoi skuadrën bardh e zi. “Qe një garë me emocione shumë të larta, si në ndeshjen e parë por me një rezultat ndryshe. Juventusi na vuri nën presion që në minutat e para dhe kjo na surprizoi, pastaj në pjesën e dytë arritëm të kthejmë gjithçka duke luajtur më mirë”.

Eliminimi i pjemontezëve është një pikë nisjeje shumë e mirë për të folur përsëri për Superligën e Europës. “Në harkun e 210 minutave bardh e zinjtë qenë kundërshtarë të mëdhenj dhe nëse mendoj se dolën nga gara pas një ndeshje të tillë… UEFA duhet të mendojë për të gjithë këtë dhe të fillojë të fusë koka serie ose diçka të tillë, duke parë se të gjitha skuadrat varen nga fati. Nxorëm jashtë një skuadër që vitin e shkuar ishte finaliste”.