KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Argjentinë – Kolumbi 3-0

Rusi 2018: Argjentinë – Kolumbi 3-0

Mesi dhuron spektakël në ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018, kundër Kolumbisë duke fituar 3-0. Tre pikë të rëndësishme për argjentinasit në rrugën e gjatë drejt Rusisë. Argjentina e udhëhequr nga Lionel Mesi arriti të fitojë dhe të kthejë besimin në skuadër dhe te të gjithë futbollistët. Në stadiumin e San Huan, Argjentina ka kaluar kështu një ndeshje që shërbeu si test për shumë lojtarë, e mbi të gjitha për trajnerin Edgardo Bauza. Goli i parë ishte një kryevepër. Një goditje e bukur e realizuar me të majtën nga Lionel Mesi në portën e kolumbianëve. Më pas dy topa të artë të dhënë nga Mesi për Praton fillimisht dhe më pas për Di Marian, të cilët i çuan në tre shifrat e golave të realizuar në këtë ndeshje. Në sfidat e tjera kualifikuese, të grupit të Amerikës së Jugut, Brazili ka mundur Perunë 2-0, Uruguaj është mundur 3-1 nga Kili. Bolivi-Paraguaj 1-0, Ekuador-Venezuela 3-0.