KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Fillon rrugtimi i kombëtareve UEFA drejt botërorit
Rusi 2018: Sot luhen ndeshjet e grupeve A, B dhe H

Rusi 2018: Fillon rrugtimi i kombëtareve UEFA drejt botërorit

Me 4 shtator fillon rrugtimi i skuadrave europiane drej kampionatit të ardhshëm botëror të futbollit, Rusi 2018. Janë 54 skuadra të ndara në nëntë grupe me nga gjashtë skuadra secila. Në përfundim të ndeshjeve në grupe, nëntë skuadrat që dalin të parat në grupin përkatës shkojnë drejtpërdrejt në botëror duke iu bashkangjitur kështu Rusisë pritëse. Nga nëntë skuadrat që dalin të dytat në grupin përkatës, tetë shkojnë në play-off dhe skuadra më e doët eliminohet. Tetë skuadrat e play-off-it do të ndahen në dy vazo dhe më të mirat luajnë me më të dobëtat. Katër çifte që luajnë me sistemin vajtje-kthim dhe fitueset shkojnë në Rusi.

Këtë garë të gjatë kombëtareve të UEFA-s e fillojnë grupet C, E dhe F. Në Grupin C janë për t’u luajtur këto ndeshje: San Marino – Azerbajxhan, Republika Çeke – Irlandë e Veriut dhe Norvegji – Gjermani. Në Grupin E do të luajnë: Danimarkë – Armeni, Kazakistan – Poloni dhe Rumani – Mal i Zi. Në Grupin F do të përballen: Lituani – Slloveni, Sllovaki – Angli dhe Maltë – Skoci.

Me datë 5 shtator luajnë grupet D, G dhe I. Në Grupin D do të luajnë këto ndeshje: Gjeorgji – Austri, Serbi – Irlandë dhe Uells – Moldavi. Në Grupin G do të luajnë këto çifte: Shqipëri – Maqedoni, Izrael – Itali dhe Spanjë – Lihtenshtejn. Në Grupin I do të luhen këto ndeshje: Kroaci – Turqi, Ukrainë – Islandë dhe Finlandë – Kosovë.

Me datë 6 shtator do të luajnë grupet A, B dhe H. Në Grupin A do të luhen këto ndeshje: Biellorusi – Francë, Bullgari – Luksemburg dhe Suedi – Holandë. Në Grupin B janë për t’u luajtur këto ndeshje: Andorë – Letoni, Ishujt Faroe – Hungari dhe Zvicër – Portugali. Në Grupin H do të luajnë këto ndeshje: Bosnje – Estoni, Qipro – Belgjikë dhe Gjibraltar – Greqi.