KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Finlanda hedh në treg 400 bileta për kosovarët
Rusi 2018: Finlanda hedh nw treg 400 bileta për kosovarët

Rusi 2018: Finlanda hedh në treg 400 bileta për kosovarët

Federata Finlandeze e Futbollit ka vëndosur në shitje biletat për tifozët kosovarë për ndeshjen Finlandë – Kosovë, e cila zhvillohet më 5 shtator në qytetin Turku, që është e vlefshme për kualifikimin në botërorin Rusi 2018. Biletat për mbështetësit e Kosovës kushtojnë 30 euro dhe janë në sektorin J të stadiumit Veritas. Biletat e hedhura në treg janë 400.

Po ashtu ka bileta edhe për në sektorin e kategorisë së parë të cilat kushtojnë 50 euro. Por, numri i tifozëve kosovarë në këtë ndeshje do të jetë akoma më i madh se sa ai i biletave që janë hedhur në treg, pasi tashmë shumë kosovarë që jetojnë në Finlandë kanë siguruar bileta edhe për sektorët e tjerë të stadiumit.