KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Kosova ndeshet sot (18:00) me Ukrainën në Poloni
Rusi 2018: Kosova ndeshet sot (18:00) me Ukrainën në Poloni

Rusi 2018: Kosova ndeshet sot (18:00) me Ukrainën në Poloni

Edhe përfaqësuesja e Kosovës luan sot ndeshjen e tretë të Grupit I, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror të futbollit Rusi 2018. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku këtë radhë do të ketë përballë një tjetër skuadër që ishte në Euro 2016, Ukrainën e cila drejtohet nga ish-ylli i futbollit Andrij Shevçenko. Kosova vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 me Finlandën dhe humbjes së thellë 6-0 kundër Kroacisë ndërsa ukrainasit kanë marrë dy barazime me dy skuadra të cilat ishin në Euro 2016, 1-1 me Islandën në Ukrainë dhe 2-2 me Turqinë në Konja.

Trajneri i Kosovës tha se është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret skuadrën e tij, por ai shpreson se të përzgjedhurit e vet do të bëjnë paraqitje më të mirë se në ndeshjen me Kroacinë. “Vijmë pas një ndeshje të vështirë të cilën e humbëm. E dimë që Ukraina është një skuadër e fortë. Rezultati nuk është pasqyrë e lojës me Kroacinë, pasi edhe ne patëm rastet tona. Sidoqoftë do të mundohemi të përmirësohemi, do të shohim aty ka nevojë të bëjmë ndërrimet e duhura”, tha trajneri Bunjaku.

Edhe trajneri i Ukrainës, Shevçenko, ka folur rreth ndeshjes së sotme kundër Kosovës në Krakov të Polonisë. Ai tha se njeh disa futbollistë të Kosovës. “Njoh disa lojtarë kosovarë, sidomos sulmuesit anësorë, të cilët janë mjaft të shpejtë. Kryesisht kam ndjekur ata që luajnë në Holandë, si Celina, Rashica dhe Zeneli. Ne kemi respekt për Kosovën, janë ekip i mirë dhe i ri. I kemi analizuar mirë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha Sheva.