KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Kosova pret Kroacinë në Shkodër
Rusi 2018: Kosova pret Kroacinë në Shkodër

Rusi 2018: Kosova pret Kroacinë në Shkodër

Kosova po përgatit ndeshjen e dytë të saj në rrugën drejt Botërorit 2018 në Rusi. Kombëtarja e re shqipfolëse, e cila u pranua këtë vit në UEFA dhe FIFA, që drejtohet nga Albert Bonjaku do të ndeshet në Stadiumin Loro Boriçi në Shkodër me skuadrën tjetër ballkanase, Kroacinë. Këto dy kombëtare nuk ekzistonin vite më parë dhe lojëtarët e tyre luanin për të njëjtën kombëtare në të njëjtën federatë, atë të Jugosllavisë.

Stadiumi i Shkodrës hap dyert për kombëtaren blu pasi Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka qënë në gjendje që të rregullojë në një kohë të shkurtër stadiumet sipas parametrave që kërkon UEFA. Akoma nuk dihet edhe sa ndeshje kualifikuese per në Rusi 2018 do të luajë Kosova në vendin tonë, por po punohet që stadiumet të restaurohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Atmosfera në kombëtare është jashtëzakonisht e mirë dhe sipas fjalëve të përzgjedhësit Albert Bunjaku po punohet me zell e përkushtim për dy ndeshjet e radhës. “Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe nesër dhe do të kemi stërvitje në orën 17:00 në stadiumin Loro Boriçi dhe 15 minutat e parë do të jenë të hapura e më pastaj do të punojmë lirshëm pa praninë e mediave. Djemtë janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje”, ka theksuar Bunajku. Po ashtu edhe ekipi mjekësor i kombëtares thekson se gjendja shëndetësore e futbollistëve tani për tani është e mirë.

Trajneri Bunjaku mendohet të luajë me skemën 4-2-3-1 kundër Kroacisë. Në portë do të jetë Ujkani, para tij në mbrojtje mendohet të jenë Përdedaj në të djathë, në qendër Pnishi dhe Rrahmani, në të majtë Paqarada. Në mesfushë mund të luajnë të tërhequr Kryeziu dhe Shala ndërsa përtej tyre mund të jenë B. Berisha, V. Berisha dhe Rashica, ndërsa në sulm trajneri ka një dilemë mes Celinës dhe Bunjakut.

Ja dhe një pasqyrë e plotë për ndeshjet e radhës dhe renditjen në Grupi I:

Grupi I 
DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
06.10.2016 Shkodër 20:45 Kosovë – Kroaci ? – ?
06.10.2016 Konja 20:45 Turqi – Ukrainë ? – ?
06.10.2016 Rejkjavik 20:45 Islandë – Finlandë ? – ?
09.10.2016 Krakovë 18:00 Ukrainë – Kosovë ? – ?
09.10.2016 Konja 18:00 Finlandë – Kroaci ? – ?
09.10.2016 Rejkjavik 20:45 Islandë – Turqi ? – ?

 

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Islandë 1 0 1 0 1 1 0 1
2. Kosovë 1 0 1 0 1 1 0 1
3. Turqi 1 0 1 0 1 1 0 1
4. Finlandë 1 0 1 0 1 1 0 1
5. Kroaci 1 0 1 0 1 1 0 1
6. Ukrainë 1 0 1 0 1 1 0 1