KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Në fundjavë rikthehen ndeshjet kualifikuese
Rusi 2018: Në fundjavë rikthehen ndeshjet kualifikuese

Rusi 2018: Në fundjavë rikthehen ndeshjet kualifikuese

Duke filluar nga e premtja rikthehen ndeshjet kualifikuese për në botërorin Rusi 2018. Ndeshjet e katërta në grupe, që luhen me 11, 12 dhe 13 nëntor, do të jenë të fundit për këtë vit.

Të premten me 11 nëntor luhen 10 ndeshje. Për Grupi A luajnë Francë – Suedi, kjo ndeshje do të luhet dy ditë më para pasi ishte në program të luhej me datë 13 nëntor datë që përkon me një vjetorin e sulmeve terroriste në Francë në të cilat humbën jetën 130 persona të pafajshëm. Për Grupin C luajnë San Marino – Gjermani, Irlandë e Veriut – Azerbajxhan dhe Republikë Çeke – Norvegji; për Grupin E luajnë Armeni – Mal i Zi, Danimarkë – Kazakistan dhe Rumani – Poloni; për Grupin F luajnë Maltë – Slloveni, Sllovaki – Lituani dhe Angli – Skoci. Ndeshjet më të spikatura të kësaj dite janë Francë – Suedi, pasi dy skuadrat janë me pikë të barabarta në vendin e parë në grup, Rumani – Poloni dhe derby britanik Angli – Skoci.

Të shtunën me 12 nëntor luhen 9 ndeshje. Për Grupin D luajnë Gjeorgji – Moldavi, Austri – Irlandë dhe Uells – Serbi; për Grupin G luajnë Shqipëri – Izrael, Lihtenshtein – Itali dhe Spanjë – Maqedoni; për Grupin I luajnë Turqi – Kosovë, Kroaci – Islandë dhe Ukrainë – Finlandë. Ndeshjet më të spikatura të kësaj dite janë Shqipëri – Izrael, pasi ekipi ynë kombëtar është me pikë të barabarta me miqtë dhe kërkon me patjetër një fitore dhe Kroaci – Islandë, pasi dy skuadrat janë në vendin e parë në grup me pikë të barabarta.

Të dielën me 13 nëntor luhen 8 ndeshje. Për Grupin A luajnë Luksemburg – Holandë dhe Bullgari – Bjellorusi; për Grupin B luajne Hungari – Andorë, Zvicër – Ishujt Faroe dhe Portugali – Letoni; për Grupin H luajnë Qipro – Gjibraltar, Greqi – Bosnje dhe Belgjikë – Estoni. Ndeshja më e spikatur e kësaj dite është ajo mes Greqise dhe Bosnjës.

Ndeshjet e ardhshme kualifikuese për në boterorin Rusi 2018 do të rikthehen në pranverë në fundin e muajit mars të vitit 2017.