KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Shqipëri – Maqedoni sot në orën 14:00, hyrja falas
Kombëtarja rrezikon të luajë pa tifozë

Rusi 2018: Shqipëri – Maqedoni sot në orën 14:00, hyrja falas

15 minutat e mbetura të takimit Shqipëri – Maqedoni e cila u ndërpre në të 75′ për shkak të një stuhie shiu, rifillon sot në orën 14:00 po në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. FIFA e njoftoi vendimin pas sygjerimeve të dy skuadrave. Për të gjithë tifozët të cilët dëshirojnë të ndjekin pjesën e mbetur të ndeshjes Shqipëri – Maqedoni, hyrja do të jetë e lirë.

Ndeshja e parë kualifikuese për në botërorin Rusi 2018, filloi mirë për kombëtaren e drejtuar nga Giovanni De Biasi. Në të 9′ Shqipëria kaloi në avantazh me një gol të shkëlqyer nga Armando Sadiku. Ndërsa Maqedonia barazoi me Alioskin në të 51′, pas një gabimi të pafalshëm të Kukelit.

P