KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtejnin në Vaduz
Rusi 2018: Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtejnin në Vaduz

Rusi 2018: Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtejnin në Vaduz

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë të enjten, ndeshjen kualifikuese të radhës për në Botërorin 2016 që mbahet në Rusi, në Vaduz kundër Lihtenshejnit. Takimi do të zhvillohet në Stadiumin Rheinpark i cili është stadiumi zyrtar i Lihtenshtejnit. Në këtë stadium luan dhe stërvitet kombëtarja vendase e futbollit, por është edhe stadiumi ku luhen ndeshjet e shtëpisë të skuadrës më të rëndësishme të vendit, FC Vaduz, që luan në Supër Ligën zvicerane (si Kategoria Superiore në Shqipëri).

Stadiumi ndodhet në komunën e Vaduzit, kryeqytet i Principatës, përgjatë brigjeve të lumit Ren dhe rreth 60 metra larg kufirit me Zvicrën. Ky stadium ka gjithsej 6.127 vende për t’u ulur. Ndeshja do të gjykohet nga gjyqtari hungarez Tamás Bognar. Dy kombëtaret janë takuar vetëm një herë në një ndeshje miqësore. Takimi është luajtur në Tiranë, në Stadiumin Qemal Stafa dhe është fituar 2-0 nga kombëtarja kuq e zi. Golat u shënuan nga Hyka në minutën e parë dhe nga Kapllani në të 18′.

Trajneri Giovanni De Biasi mendohet të ketë një formacion 4-2-3-1 për këtë takim. Në portë do të jetë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Aliji. Përtej mbrojtjes do të jenë mesfushorët Abrashi dhe Kukeli dhe përtej tyre LLullaku, Hyka dhe Roshi. Në sulm do të jetë Balaj.

Ja dhe një pasqyrë e plotë për ndeshjet e radhës dhe renditjen në Grupi G:

Grupi G 
DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
06.10.2016 Vaduz 20:45 Lihtenshtejn – Shqipëri ? – ?
06.10.2016 Torino 20:45 Itali – Spanjë ? – ?
06.10.2016 Shkup 20:45 Maqedoni – Izrael ? – ?
09.10.2016 Jeruzalem 18:00 Izrael – Lihtenshtejn ? – ?
09.10.2016 Shkodër 20:45 Shqipëri – Spanjë ? – ?
09.10.2016 Shkup 20:45 Maqedoni – Itali ? – ?

 

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Spanjë 1 1 0 0 8 0 8 3
2. Itali 1 1 0 0 3 1 2 3
3. Shqipëri 1 1 0 0 2 1 1 3
4. Maqedoni 1 0 0 1 1 2 -1 0
5. Izrael 1 0 0 1 1 3 -2 0
6. Lihtenshtejn 1 0 0 1 0 8 -8 0